Linke më të përdorura

Ushqimi me gji

4 GJERA QE DUHET TE DINI RRETH PERDORIMIT TE USHQYERJES ME GJI SI METODE PER PARANDALIMIN E SHTATZENIVE TE PAPLANIFIKUARA.

Ju e dini se qumeshti i gjirit eshte ushqimi me i mire per foshnjen tuaj . Por a e dini se mund ta perdorni njekohesisht ushqyerjen e foshnjes VETEM me gji per te parandaluar shtatzenite e paplanifikuara per 6 muajt e pare

pas lindjes? Ja ku jane kater gjera qe duhet te dini rreth kesaj metode shume efektshme te Planifikimit Familjar, per te parandaluar shtatzenite e paplanifikuara:

 

Ushqyerja e foshnjes me gji ju ndihmon te mbroheni nga shtatzenite e paplanifikuara. Ju mund ta perdorni ushqyerjen e foshnjes me gji si nje menyre per te parandaluar shtatzenite e paplanifikuara, POR duhet te siguroheni se i perbushni njekohesisht tre kushtet e meposhtme:

1. Ju e ushqeni foshnjen VETEM me gji aq shpesh sa ajo te kerkoje, diten dhe naten - por mos e lini me shume se 3 ore pa e ushqyer. Foshnjes nuk i duhet dhene asnje ushqim shtese, qofte ky uje apo lengje te tjera. Qumeshti i nenes ploteson cdo nevoje te foshnjes per 6 muajt e pare pas lindjes.

2. Juve NUK ju kane ardhur periodat.

3. Foshnja eshte 6 muaj ose me pak.

Kur keto tre kushte permbushen njekohesisht formojne nje metode shume te sigurt te Planifikimit Familjar - Metoden e Amenorrese nga Laktacioni.

Nese njeri nga keto kushte te kesaj metode ndryshon, ju mund te mbeteni shtatzene perseri, nese nuk mbroheni me menyra te tjera. Vazhdoni ta ushqeni foshnjen me qumesht gjiri dhe diskutoni me mjekun apo mamine per te zgjedhur nje metode tjeter te Planifikimit Familjar, per t'u mbrojtur nga shtatzenite e paplanifikuara.

Si funksionon kjo metode?

Metoda e Amenorrese nga Laktacioni, si nje metode e Planifikimit Familjar realizohet si pasoje e ushqyerjes se VAZHDUESHME VETEM me qumesht gjiri te foshnjes. Amenorrea eshte mungesa e periodave dhe Laktacioni lidhet me ushqyerjen me qumesht gjiri. Ushqyerja e vazhdueshme vetem me qumesht gjiri shtyn ardhjen e periodave per nenat dhe parandalon krijimin e kushteve per te mbetur shtatzene.

Sa e efektshme eshte kjo metode?

Nese te tre kushtet e pershkruara me lart permbushen korrektesisht, kjo metode eshte me shume se 98% e efektshme- me pak se 2 ne 100 gra mund te mbeten shtatzena. Rreziku i shtatzenive mund te jete me i madh, nese foshnjes i jepen ushqime apo lengje te tjera ne shtese te qumeshtit te gjirit.

Cfare duhet bere kur njeri nga kushtet e metodes nuk permbushet?

Ju mund te vazhdoni ta ushqeni foshnjen me qumesht gjiri dhe njekohesisht te perdorni metoda te tjera te Planifikimit Familjar, te cilat nuk ndikojne ne ciles ine apo sasine e qumeshtit te gjirit:

o Prezervativet

o Spiralen (aparati)

o Kokrrat apo Metoda me lnjeksion (gjilperat) per nenat qe ushqejne me gji

o Lidhja e tubave per grate apo sterilizimi mashkullor per burrat, si metoda te perhershme apo te parikthyeshme te Planifikimit Familjar.

Pyesni dhe diskutoni me mjekun apo mamine, nese doni te filloni nje metode te Planifikimit Familjar, per te parandaluar apo shtyre shtatzenite tuaja.

Mbani mend 3 kushtet e Metodes se Amenorese nga Laktacioni:

1. Ju e ushqeni foshnjen VETEM me gji aq shpesh sa ajo te kerkoje, diten dhe naten- por mos e lini me shume se 3 ore pa e ushqyer. Foshnjes nuk i duhet dhene asnje ushqim shtese, qofte ky uje apo lengje te tjera.

2. Juve NUK u kane ardhur periodat.

3. Foshnja eshte 6 muaj ose me pak.

Nese njeri nga keto kushte ndryshon, vazhdoni ta ushqeni me gji dhe diskutoni me mjekun apo mamine per te zgjedhur nje metode te Planifikimit Familjar, qe nuk ndikon ne cilesine apo sasine e qumeshtit te gjirit, si :

a. Prezervativet.

b. Kokrrat per nenat qe ushqejne me gji.

c. Metoda me lnjeksion (gjilpera) per nenat qe ushqejne me gji.

d. Spiralja (aparati).

e. Lidhja e tubave per grate apo sterilizimi mashkullor per burrat.

 

 

KREU HISTORIKU SHERBIMET TONA GALERITE E FOTOVE LAJME DHE EVENTE KESHILLA KONTAKTONI
 
  • Foto
    Tel:00355 42 222 609
Tel:00355 42 225 516




 
  • Video