Linke më të përdorura

Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit?

Kanceri i gjirit eshte nje nga llojet mete shpeshta te kancereve tek grate, sidomos tek ato mbi 35 vjec. çdo vit rreth 185.000 gra ne Evrope preken nga kanceri i gjirit dhe rreth 44.000 vdesin per shkak te kesaj semundjeje. Sipas Organizates Boterore te Shendetesise, ne cdo 9 gra, njera dote semuret prej kancerit te gjirit.

Ne Shqiperi kanceri i gjirit eshte kanceri qe haset me shpesh dhe ze vendin e pare ne shkaqet e vdekjeve tek femrat. Ne Shqiperi prej kancerit te gjirit preken rreth 350-400 gra cdo vit.

 

Po une a mund te prekem nga kanceri i gjirit?

Nga kanceri i gjirit mund te preket cdo grua. Por rreziku rritet nese:

- Nena, motra apo gjyshja juaj kane patur kancer te gjirit

- Jeni mbi 40 vjec; sepse rreziku rritet bashke me moshen

- Periodat ju ka filluar para moshes 12 vjec;

- Periodat ju kane ndaluar pas moshes 50 vjec;

- Nuk keni lindur kurre femije

- Keni lindur femijen e pare mbi 30 vjeç;

- Jeni mbipeshe

- Pini teper duhan dhe alkool

- Kryeni aktivitet te paket fizik

Por ne ditet tona, kanceri i gjirit mund te kurohet ne pjesen mete madhe te rasteve, mjafton te diagnostikohet ne kohe. Kanceri i gjirit mund te mjekohet me sukses nese ju e zbuloni sa me shpejt ate.

Nese ndryshimet qe ndodhin ne gjinjte tuaj kapen qysh ne fillim, ky eshte nje shans shume i mire per ju, per nje mjekim te suksesshem.

Si mund te zbulohet shpejt kanceri i gjirit?

Jane disa menyra per te zbuluar kancerin e gjirit:

• Vetekontrolli mujor i gjirit

• Kontrolli i gjirit tek mjeku

• Mamografia

• Ekografia e gjirit

Cfare eshte vetekontrolli i gjirit?

Vetekontrolli i gjirit eshte te njohesh gjinjte e tu, duke i kontrolluar nepermjet prekjes me duar. Duke kontrolluar gjinjte tuaj rregullisht ju do te mesoni se si eshte pamja normale e tyre. Kjo gje do t'ju ndihmoje te vini re menjehere ndonje ndryshim qe mund te ndodhe ne gji dhe te shkoni sa me shpejt tek mjeku. Vete kontrolli i gjirit duhet te behet duke filluar qysh nga mosha 20 vjec; pavaresisht se gjinjte mund te jene normal.

Kur behet vetekontrolli gjirit?

Kontrolli i gjirit rekomandohet te behet cdo mu aj, mbas kalimit te periodave, ose 3-4 dite mbas tyre. Kjo sepse gjate periodave gjinjte jane te dhimbshem, te tendosur, dhe mund t'ju ngaterrojne. Ne periudhen e menopauzes (lenies se periodave), vete- kontrolli i gjirit behet diten e pare te cdo muaji. Kjo behet me qellim qe ju ta keni mete lehte per tu kujtuar.

Si behet vetekontrolli i gjirit?

Vete kantrallin e gjinjeve ju mund ta beni kur jeni duke bere dush, kur jeni duke ndenjur shtrire apa duke qendruar para pasqyres.

Filloni qe tani-ndiqni hapat e meposhtme

HAPI I PARE: Vendasini duart ne ije. Vini re mos ka ndonje ndryshim te pazakonshem ne ngjyren, farmen apo madhesine e gjinjve?

HAPI I DYTE: Vendosini duart pas kokes. Vini re mos ka ndonje ndryshim te pazakonshem ne ngjyren, formen apo madhesine e gjinjve?

HAPI I TRETE: Vendosini duart pas kokes. Kthejeni trupin majtas dhe pastaj djathtas. Vini re mos ka ndonje ndryshim te pazakonshem ne ngjyren, formen ose ne madhesine e gjinjve?

HAPI I KATERT: Kontrolloni me majat e gishtave te dores se djathte gjirin e majte dhe me majat e gishtave te dores se majte gjirin e djathte, duke shkuar deri tek sqetullat. Vini re mos ka ndonje kokerr tek gjinjte?

HAPI I PESTE: Kontrolloni me te prekur sqetullen e djathte, pastaj dhe sqetullen e majte. Vini re mos ka ndonje kokerr tek gjinjte?

Perpiquni ta beni zakon berjen e vete kontrollit te gjirit 1 here ne muaj!

Cfare ndryshimesh ne gji duhet t'ju terheqin vemendjen?

Ju duhet te shkoni menjehere tek mjeku nese vini re shenja jo normale si:

• Zmadhim apo forcim te gjirit qe nuk eshte normale per ju.

• Zakonisht, shu me gra para periodave kane gjoks te forte dhe te dhimbshem, por kjo eshte nje gje normale

• Gjendra apo mahisje ne gji

• Njeri gji eshte me i ulet se tjetri ne menyre te pazakonte

• Terheqje nga brenda e thithave te gjirit ose rrjedhje lengu apo gjaku prej tyre.

• Dhe cdo gje tjeter qe nukju duket normale

Jo te gjitha gjendrat qe mund te dalin ne gji jane kancer, por megjithate pa frike apo ankth, drejtohuni sa me shpejt te jete e mundur tek mjeku nese vini re ndonje ndryshim jo normal tek gjinjte tuaj. Vetem mjeku mund te beje dallimin.

Vetekontrolli i gjirit zgjat vetem pak minuta, nuk kushton fare por ju mbron jeten!

Vetekontrolli i gjirit eshte vetem nje pjese e kujdesit per gjirin. Ka edhe menyra te tjera te cilat kapin ne faza shume te hereshme kancerin e gjirit sic; eshte mamografia.

C'fare eshte Mamografia?

Mamografia eshte radiografia egzaminuese e gjirit. Mamografia e kap kancerin e gjirit shume heret, atehere kur ndryshimet nuk mund te shihen me sy apo te preken me dore. Mamografia mund ta dalloje kancerin e gjirit rreth 2 vjet para shfaqjes se shenjave.

Te gjitha grate duhet ta bejne mamografine?

Te gjitha grate nga mosha 35-40 vjec e lart, duhet te bejne mamografine cdo 1-2 vjet. Rreziqet per kancer te gjirit rriten me rritjen e meshes. Megjithate, pavarsisht nga mosha juaj, nese keni ndonje shqetesim ne gji, paraqituni menjehere tek mjeku. Ai do t'ju sqaroje ju se fare duhet te beni dhe sa here duhet te beni mamografine.

Kur duhet bere mamografia?

Mamografia mund te behet ne cdo kohe, por eshte mire qe femrat ne moshen riprodhuese ta kryejne mamografine ne fund te periodave. Mamografia nuk duhet te kryhet sidomos ne tre muajt e pare te barres. Ne periudhen e menopauzes kryhet ne cdo moment.

A duhet te bej ndonje pergatitje perpara mamografise?

Jo. Vetem nukduhette perdorni deodorant, puder, ose te lyheni me ndonje solucion tjeter trupor, diten qe judo te shkoni per te bere mamografine sepse kjo ndikon ne rezultatin e saj. Ju duhet te zhvisheni nga mesi e lart keshtu qe eshte mire te vishni rroba te vecuara, bluza me fund ose pantallone.

A eshte e dhimbshme mamografia?

Disa gra ndj ejne nje shtypje dhe dhimbje te lehte te gjinjeve gjate mamografise. Per pjesen me te madhe kjo eshte e durueshme. Disa prej tyre pijne kokrra qe perdoren per dhimbje koke, 1 ore perpara mamografise, e cila lehteson dhimbjen. Nje menyre tjeter per ta zgjidhur kete, eshte te mos shkoni per te bere mamografine 1 jave para ose gjate periodave mbasi ne kete periudhe gjinjte jane te tendosur dhe te dhimbshem. Planifikoni nje periudhe tjeter per te bere mamografine.

Cilat jane te mirat e mamografise?

• Shume lloje kanceri gjiri jane kapur ne faza te hershme kur ka akoma shanse per tu trajtuar me sukses.

• Gati gjysma e kancereve te gjirit qe arrijne te kapen nga mamografia jane akoma te vegjel dhe mund te hiqen lehte, pa hequr gjithe gjirin dhe pa lene shenje.

• Mamografia shpeton gati mjaft jete grashe te cilat vdesin cdo vit nga kanceri i gjirit.

• Megjithese jo te gjitha kanceret qe kapen nga mamografia jane te kurueshme, shu mica e grave jane gjalle dhe mire edhe per shu me vjet mbas kapjes dhe mjekimit te kancerit.

Sa shpesh duhet bere mamografia?

Kjo varet nga mosha qe ju keni. Megjithate, mamografia rekomandohet te behet nje here ne 1-2 vjet sidomos per moshat mbi 40 vjece lart. Kanceri i gjirit mund te shfaqet ne cdo kohe madje edhe nga nje mamografii tek tjetra. Keshtu qe mamografia duhet te bere rregullisht. Bazuar ne rezultatet e mamografise se pare ju mund ta perserini ate, nese mjeku ju a kerkon kete.

Mamografia nuk duhet bere vetem 1 here ne jete, por ne menyre te vazhdueshme cdo 1-2 vjet dhe per gjate gjithe jetes!

Ku duhet te shkoj per te bere mamografi?

Kudo ku ka aparat mamografie. Prane poliklinikave te qyteteve Tirane, Durres, Shkoder dhe Vlore jane vendosur aparate mamografie ku ju mund te shkoni per te bere mamografi. Por ka edhe mjaft klinika private qe ofrojne kete sherbim.

Po Ekografia e gjirit c'fare eshte?

Ekografia e gjirit eshte nje lloj tjeter kontrolli i gjirit qe kryet nga mjeku radiolog/onkolog. Ekografia e gjirit kryhet njelloj si ekografite e organeve te tjera.

C'fare duhet te mbaje mend nje femer?

Nese je 20-39 vjece:

• Bej Vetekontroll te gjinjve cdo muaj

• Bej Kontrroll te gjinjve tek mjeku cdo tre vjet

• Bej Ekografi te gjinjve

Nese je 40-49 vjece:

• Bej Vetekontroll te gjinjve cdo muaj

• Bej Kontrroll te gjinjve tek mjeku cdo tre vjet

• Bej Mamografi cdo 1-2 vjet,

Nese je mbi 50 vjece:

• Bej Vetekontroll te gjinjve cdo muaj

• Bej Kontrroll te gjinjve tek mjeku cdo tre vjet

• Bej Mamografi cdo 1 vit

Kanceri i gjirit mund te kurohet ...

MJAFTON TE DIAGNOSTIKOHET NE KOHE JU MUND TA SHPETONI JETEN TUAJ!

 

KREU HISTORIKU SHERBIMET TONA GALERITE E FOTOVE LAJME DHE EVENTE KESHILLA KONTAKTONI
 
  • Foto
    Tel:00355 42 222 609
Tel:00355 42 225 516




 
  • Video