Linke më të përdorura

Takim mbi Raportimin Mujor për Kontrollin e Infeksioneve

  • Parent Category: ROOT
  • Written by Geraldina
  • Published in Lajme dhe evente

Dje në S.U.O.GJ. “Mbreterësha Geraldinë” u zhvillua takimi i parë për vitin 2014 i Komitetit të Kontrollit të Infeksioneve ku e pranishme ishte edhe Z/Ministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi.

Drejtori i maternitetit, Z. Nonaj bashkë me stafin e tij prezantuan raportimin mujor për kontrollin e infeksioneve. Ai theksoi se stafi po punon maksimalisht për mbajtjen nën kontroll të situatës dhe sipas statistikave mujore ka pasur një ndryshim të situatës për mirë, sepse me punën e madhe që është bëre kanë arritur që ta ulin numrin e infeksioneve.