Linke më të përdorura

Përurimi i Ekografisë e Re 4Dimensionale Accuvix XG, Samsung të vitit 2015 në “Qëndrën e Shëndetit të Gruas”.

Ministri i Shëndetësisë Z. Ilir BEQAJ bashkë me Drejtorin e Spitalit Z. Blenard NONAJ përuruan sot Ekografinë e Re 4Dimensionale Accuvix XG, Samsung të vitit 2015 në “Qëndrën e Shëndetit të Gruas”, S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë”. Kjo ekografi u bë e mundur falë të ardhurave dytësore të spitalit nga “Qëndra e Shëndetit të Gruas”, të cilat gati janë dyfishuar nga viti 2013 (nga 10 milion në 2013 në 18 milion te reja në 2014).

Ekografia 4D me tre sonda –abdominale-vaginale-3/4D, standartizon rritjen e cilësisë së ekzaminimit të diagnozës perinatale në nivel bashkëkohor. "Me këto pajisje bashkëkohore bëjmë të mundur që mjekët specialistë të jenë më të saktë dhe më të sigurtë në diagnozat që japin në javët 21-24 të shtatzanisë me eko-t morfologjike për të përcaktuar në mënyrë më të drejtë dhe më optimale gjëndjen e fetusit.Kjo Ekografi rrit cilësinë dhe shërbimin ndaj Nënës dhe Fëmijës" - theksoi Drejtori i spitalit.

KREU HISTORIKU SHERBIMET TONA GALERITE E FOTOVE LAJME DHE EVENTE KESHILLA KONTAKTONI
 
  • Foto
    Tel:00355 42 222 609
Tel:00355 42 225 516




 
  • Video