Linke më të përdorura

Mbrëmja gala e bamirësisë “Darko për Nënat dhe Foshnjat”!

“Fondacionin Spitalor i Nënës dhe Fëmijës” në bashkëpunim me S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë” organizuan mbrëmjen Gala te Bamiresise tek Hotel Doro City më 03/06/2015! Në këtë darkë ishin të pranishëm rreth 142 persona.

Mbremja Gala ishte e mbushur me emocione të cilat kulmuan me shfaqjen e një video me aktivitet e fondacionit në vitin e fundit.

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit që na nderuan me prezencën e tyre dhe në vecanti miqtë e nderit: Zv.Ministre e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Mrs.Paskali; pjesëtarë të trupit diplomatik në Shqipëri Shkëlqesitë e tyre- Ambasadori Amerikan, Ambasadori Gjerman, Ambasadori Austriak, Ambasadorja Ceke, Zonja e Pare e Ambasadës Angleze Ms. Cannon si dhe Kreu i Konsullatës, Ambasada Italiane.
Falënderojmë gjithashtu edhe sponsorat e shumtë të eventit: Agna Group; Albanian Experience/AVIS; AMC; Bottega Dei Sapori; Doro City Hotel; Euromed; Gourmet Restaurant; Haxhia & Hajdari Law Firm; IKub; Kalemi 2; Klodi Saloon; La Pizza Mia; Lincoln Center Albania ; Luisa Carver Painting ; Rock Tirana Climbing Gym; Sheraton Tirana; Vinipharma ; Unioni Financiar Albania! Një falenderim i vecantë edhe për miqtë dhe vullnetarët e shumtë që bënë të mundur organizimin e mbrëmjes.
“Ne kemi shumë punë për të bërë që përkujdesja ndaj NENAVE dhe FEMIJEVE në Shqipëri të vazhdoj të rritet dhe mbështetja juaj na e mundëson këtë! Faleminderit!” Shprehet Znj. Gerta HAGEN, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit.

KREU HISTORIKU SHERBIMET TONA GALERITE E FOTOVE LAJME DHE EVENTE KESHILLA KONTAKTONI
 
  • Foto
    Tel:00355 42 222 609
Tel:00355 42 225 516




 
  • Video