Linke më të përdorura

Raporti Mujor i Njësisë së Kontrollit të Infeksioneve (KKI)

Sot më 13/08/2015 në S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë” u mbajt takimi i rradhës së Komitetit të Kontrollit të Infeksioneve. Në këtë takim ku morën pjesë aktivisht kryemamitë dhe Drejtori i spitalit Z. Blenard NONAJ, u diskutua për gjashtë mujorin e parë te vitit 2015.

Për sa i përket ngarkesës mikrobike janë ekzaminuar 435 mostra, prej te cilave 97 dolën positive dhe 41 patogene. U morën direkt masa për blerjen e dezinfektantit më të specifikuar për inkubatorët dhe sipërfaqet e Repartit të Terapisë Intensive në Shërbimin e Neonatologjisë.
Gjithashtu ishte raportuar një mungesë e qeseve së mbetjeve urbane. U be i mundur furnizimi me sasinë e duhur!
Në 4028 lindje u raportuan vetem 2 raste me infeksion te pacintët me qëndrim të shkurtër.
Gjithashtu në prezantimin në power point pamë kurbën e përdorimit të antibiotikeve (Foto 3), në të cilën vërehej qartë tendenca në ulje e përdorimit të antibiotikeve.
Pas diskutimeve u dhanë rekomandime mbi Etikën e Punës, ju kërkua kryeinfermierëve të reparteve të turneve të dyta dhe treta që të kenë më shumë kujdes për sa i përket Kujdesit Mjedisor dhe ju kërkua të zbatohet me përpikshmëri Rregullorja për Ndarjen e Mbetjeve Spitalore.

KREU HISTORIKU SHERBIMET TONA GALERITE E FOTOVE LAJME DHE EVENTE KESHILLA KONTAKTONI
 
  • Foto
    Tel:00355 42 222 609
Tel:00355 42 225 516




 
  • Video