Linke më të përdorura

Lindja e parë për Vitin 2017

  • Parent Category: ROOT
  • Written by Geraldina
  • Published in Lajme dhe evente

Viti 2016 shënon një rritje të lindjeve në S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë”. Në ndryshim me vitin 2015 kemi rreth 700 lindje më shumë se sa numri i lindjeve të vitit kaluar.Viti që sapo lam pas shënon rreth 7000 lindje në spitalin tonë.

Sic verehet nga rezultatet, Misioni ynë për të ofruar një shërbim sa më të mirë dhe sa më cilësor për pacientët po ecën më së miri.Për këto arritje përgëzojmë stafin drejtues dhe të gjithë stafin e pa lodhur mjekësor.
Ndërsa lindja e parë e ketij viti në Spitalin tonë në orën 00.01 është vajza me emrin Dejsi.Vogëlushja peshon 3.700 gr dhe gëzon shëndet të plotë.
Me 01/01/2017 Kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Erion Veliaj vizitoj spitalin tonë duke përgëzuar të gjithë stafin e pa lodhur dhe duke i uruar Mireseardhjen në jetë Dejsit të vogël.
Duke vënë në qëndër të vëmëndjes Nënën dhe Femijën Urojmë që Viti 2017 të vazhdojë me punën e palodhshme ekipore dhe me shërbimet mjekësore gjithnjë e me shumë cilësore.