Linke më të përdorura

Kongresi i IV Ndërkombëtar i Shoqatës

Ndërkohe në Hotel Tirana International po zhvillohet Kongresi i IV Ndërkombëtar i Shoqatës Shqiptare të Obstetrikë-Gjinekologjisë në bashkëpunim me Shoqatën e Obstetërve Gjinekologë të Kosovës (SOGK). Në këtë Kongres prëvec mjekëve të S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë” dhe mjekëve Obstetër - Gjinekologë të Kosovës, mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Z. Ilir BEQAJ.

Read more

Përurimi i Ekografisë e Re 4Dimensionale Accuvix XG, Samsung të vitit 2015 në “Qëndrën e Shëndetit të Gruas”.

Ministri i Shëndetësisë Z. Ilir BEQAJ bashkë me Drejtorin e Spitalit Z. Blenard NONAJ përuruan sot Ekografinë e Re 4Dimensionale Accuvix XG, Samsung të vitit 2015 në “Qëndrën e Shëndetit të Gruas”, S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë”. Kjo ekografi u bë e mundur falë të ardhurave dytësore të spitalit nga “Qëndra e Shëndetit të Gruas”, të cilat gati janë dyfishuar nga viti 2013 (nga 10 milion në 2013 në 18 milion te reja në 2014).

Read more

Leksion me temë “TRASMETIMI I HIV DHE PARANDALIMI PRE DHE POSTNATAL”

S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë” në bashkëpunim me “Organization for the support of Albanians Abandoned Babies” (OSSAB) dhe me “Fondacionin Spitalor të Nënës dhe Fëmijës” zhvilli sot një leksion me temë “TRASMETIMI I HIV DHE PARANDALIMI PRE DHE POSTNATAL” me lektore Znj. Sybilla Myers MSN, FNP-C, Specialiste e Ambasadës Amerikane në HIV/AIDS.

Read more

ECG - Investimi i rradhes se Fondacionit Spitalor të Nënës dhe Femijës për S.U.O.GJ. "Mbretëresha Geraldinë"

Kësaj here është investuar për një tjetër pajisje shumë të rëndësishme për monitorimin e zemrës para dhe pas operacioneve: pajisja ECG-së!
Kjo pajisje është e rëndësishme pasi në spitalin tonë kryhen rreth 2500 operacione Obstetrikale dhe 800 operacione Gjinekologjike në vit. (Të dhëna statistikore për vitin 2015).
Shprehim mirënjohje për bashkepunimin e frytshëm me Fondacionin Spitalor të Nënës dhe Fëmijës i cili bëri të mundur këtë pajisje.

KREU HISTORIKU SHERBIMET TONA GALERITE E FOTOVE LAJME DHE EVENTE KESHILLA KONTAKTONI
 
  • Foto
    Tel:00355 42 222 609
Tel:00355 42 225 516




 
  • Video