Linke më të përdorura

Shërbimi që ofron Reparti i Patologjisë së Barrës

Ky shërbim përmblidhet në një kat godine dhe ka 26 shtretër.
Numri i personelit në këtë shërbim është 18, dhe ndahen si më poshtë:
• Mjekë
• Mami
• Personel Mbështetës
Në këtë Repart shtrohen pacientë shtatëzanë që janë ndërlikuar nga një problem shëndetësor përgjatë barrës. Patologjitë më të shpeshta janë lindja pra kohe, hipertensioni i shtatzanisë, infeksioni urinar dhe diabeti mellitus.
Për pacientët e shtruara vëmendja është e dyfishtë, për shëndetin fetal dhe të nënës.
Për diagnozën prenatale Shërbimi Patologjisë së barrës shfrytezon ekografinë, monitorimin kardiotokografik dhe laboratorin klinik dhe biokimik të spitalit tonë. Në raste të vecanta kërkohet kontribut dhe nga disiplina të tjera të shërbimit shëndetesor terciar si në mjek, pajisje ekzaminuse dhe laborator.
Shërbimi i patologjisë së shtatzanisë ofron sipas kërkesave dhe konsultime telefonike apo dhe të drejtperdrejta për spitalet terciare të Tiranës apo dhe për rrethet qe kemi ne bashkepunim, bazuar ne shperndarjen territoriale te shërbimit perinatal.
Në shërbimin e patologjisë së barrës realizohen edhe praktika mësimore me specializante, student dhe mami/infermierë sipas programit që kanë.

KREU HISTORIKU SHERBIMET TONA GALERITE E FOTOVE LAJME DHE EVENTE KESHILLA KONTAKTONI
 
  • Foto
    Tel:00355 42 222 609
Tel:00355 42 225 516




 
  • Video