Shërbimi i Neonatologjisë

Shërbimi i Neonatologjisë është pjesë përbërese e shërbimit shëndetësor kryesor në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë“.

Ky shërbim funksionon në respekt të vendimeve të Qeverisë, urdhëresave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Rregulloreve në fuqi  të SUOGJ.

Shërbimi i Neonatologjisë  është një shërbim  i mirë organizuar dhe funksionon i ndarë në disa reparte. Cdo repart  ka  personelin e  përkatës për ka  pacientet  me problematikë shëndetësore specifike.

Ky shërbim ka  këtë  strukturë:

 Reparti  Terapisë  Intensive (RTI). Është njësia unike dhe kryesore e shërbimit  neonator, funksionon e ndarë nga repartet e tjera, në të cilin futen dhe  trajtohen  bebe që kanë nevojë per  trajtim  e  terapi intensive  (sipas kritereve të përcaktuara  në  protokollet  përkatëse).

Reparti  Terapisë  Subintensive është repart i  atashuar  pranë Terapisë Intensive në të cilin futen bebet që kanë nevojë per  kujdes  intensiv  dhe bebet  që dalin nga Reparti i Terapisë Intensive.

Reparti i Neonatit  është reparti i  atashuar  pranë repartit  të obstetrikës 3, pranë sallave të lindjes, ku bëhet vizita e parë e bebit, vlerësimi i gjëndjes shëndetësore  dhe observohet adaptimi  postpartum i tij.

Reparti i Ushqyerjes me Gji  (Rooming-in), është reparti  i  shtrirë  në repartet  e obstetrikës  2 dhe 1 dhe ka si objekt  beben normal  pranë nënës, përkujdesjen ndaj tij dhe nënës, si dhe ushqyerjen me gji.

Reparti “Djepi i Ëngjëjve“ që ka si objekt të punës së tij bebet e braktisura (ilegale) përkujdesje shëndetësore ndaj tyre dhe një dhomë ngjitur ku shtrohen bebe të rikthyer me probleme shëndetësore deri në moshën 28 ditëshe. Këtu është dhe dhoma e vizitave dhe e konsultave ambulatore që bëhet nga mjeku i patronazhit ose nga mjeku i rojes. Është i vetmi  ambient ku do të kryhet  ky  shërbim.

Personeli në kete shërbim përbehet si më poshtë:

  • Mjekë neonatologë
    • Infermierë
    • Personel mbeshtetës

Shërbimet Tona

Raste të Emergjencës

Orari

E Hëne – E Dielë

24/7