Sherbimi i Gjinekologjise
Në Shërbimin e Gjinekologjisë marrin shërbim kryesisht paciente për ndërhyrje kirurgjikale si dhe për trajtim konservativ , jo-invaziv. Këtu realizohen nje numër i konsiderueshëm operacionesh në vit.Në këtë shërbim trajtohen paciente me diagnoza të ndryshme gjinekologjike.
Personeli në këtë shërbimin është i përbërë si më poshtë:
- Mjekë Obstetër-Gjinekologë
- Mami/Infermiere
- Personel mbështetës
SHERBIMI I GJINEKOLOGJISË përbëhët nga këto klinika:
- Pranim/Urgjencë
Klinika Gjinekologjisë Kirurgjikale Salla e Operacionit Klinika e Gjinekologjisë Konservative I. Pranim/Urgjenca. Dhoma e pranimit/urgjencës operon nga e hëna – premte nga ora 0800- 1630. Jashtë këtij orari pacientet të cilat paraqiten pranë SUOGJ për të marrë shërbim paraqiten pranë urgjencës së Obstetrikës e cila operon 24/7. Për çdo paciente plotësohet dokumentacioni (kartela) sipas repartit ku do të shtrohet pacientja si dhe dokumentohet në rregjistrin e shtrimeve. Për pacientet që nuk shtrohen, plotësohet kartelë ditore si dhe dokumentohet në rregjistrin ditor.
Pacientet të cilat vijnë në urgjencë dhe nuk kanë nevojë për të marrë shërbim, rregjistrohen në rregjistër të vecantë ( Rregjistër i kthimeve) për arsyen e ardhjes dhe kthimit, datën e ardhjes dhe kthimit me përshkrimin dhe nënshkrimin e mjekut të urgjencës. Pacientet që marrin shërbim në Shërbimin e Gjinekologjisë duhet të jenë pajisur me dokumentacionin ose/edhe analizat përkatëse bazuar në diagnozën e shtrimit.
Shefi i Shërbimit përcakton sipas një grafiku, mjekët të cilët do të japin shërbim në pranim/urgjencë nga e hëna- premte dhe do të jenë përgjegjës për konsulencat brënda dhe jashtë shërbimit, si dhe do të jenë përgjegjës për shtrimet e pacienteve për atë ditë në shërbimin e Gjinekologjisë. Dita e premte për shërbimin e gjinekologjisë është ditë e përcaktuar për konsultat e interventeve kirurgjikale.
2.Klinika e Gjinekologjisë Kirurgjikale.
Në klinikën e Gjinekologjisë Kirurgjikale hospitalizohen paciente të cilat janë caktuar për të kryer intervent kirurgjikal sipas konsultës së kryer nga shefi i kësaj klinike së bashku me mjekun kurues dhe mjekun anestezist-reanimator. Pacientet paraqiten ditën e interventit në orën 08.00, në kartelën e hapur verifikohen të gjitha dokumentat dhe analizat që kërkohën sipas protokollit për ditën e interventit, si dhe karta e dhurimit të gjakut.
Pacientet janë të planifikuara paraprakisht sipas grafikut të interventeve dhe rradha e interventit përcaktohet sipas diagnozës nga shefi i shërbimit.
Pacientet në këtë shërbim qëndrojnë mesatarisht 1 deri në 4 ditë në varësi të llojit të interventit.
Pas mbledhjes së mëngjesit shefi i shërbimit në prani të mjekut kurues konsulton rastet e pacienteve të operuara apo me problematika specifike.Gjithashtu mjekët kurues kryejnë daljet e pacienteve të rikuperuara me dokumentacionin përkatës.
Kirurgjia gjinekologjike përfshin këto kirurgji:
- Kirurgji Gjinekologjike abdominale
1. Kirurgji onkogjinekologjike
Kanceri i kolumit, uterusit ovaret, endometri, tubat.
2. Kirurgji e përgjithshme gjinekologjike
Per fibromiomat, kistet, rezeksion ovari, plastike tubare.
- Kirurgji endoskopike
1. Kirurgji gjinekologjike laparaskopike,
2. Kirurgji gjinekologjike hysteroskopike.
-
Kirurgji Vaginale
1. Kirurgji urogjinekologjike,
2. Kirurgji plastike gjinekologjike,
3. Kirurgji rikonstruktive gjinekologjike. -
Kirurgji gjiri
1. Ekstriptimi i kisteve,
2. Ekstriptimi i fibromave.
- E. Kirurgji e vogël Gjinekologjike
1. Nderprerje shtatzanie,
2. Polipectomi,
3. Biopsi (vagine, colliuteri, endometri, gjiri),
4. Incizione te abseseve
3. Klinika e Gjinekologjisë Konservative.
Në Klinikën e Gjinekologjisë Konservative trajtohen pacienete me probleme gjinekologjike, çrregullime menstruale dhe postmenopauzës, abortet etj .Po në këtë repart realizohet dhe ndërprerja e vullnetshme e shtatzanisë (NVB) duke zbatuar me korrektësi të gjithë hapat administrative dhe dokumentacionin e nevojshëm.
Ditë qëndrimi i pacienteve në këtë klinikë është ditor për rastet pa komplikacione të procedurave si NVB, kyretazhe,marrje e biopsive dhe disa ditor,në varësi të diagnozës për rastet që kërkojnë trajtim mjekësor spitalor si anemi,hemorragji posmenopauzike,SIP, shtatëzani ektopike etj.
Gjinekologjia Konservative trajton
A. Trajtime te semundjeve inflamatore pelvike,
B. Trajtime te menoragjive pubertale,
C. Trajtime te gravidances extrauterine me metotraksat,
D. Trajtime te menoragjive te periudhes se aktivitetit gjenital,
E. Trajtime të metroragjive menopauzike.
Personeli përbehet si më poshtë:
- Mjekë obstetër -gjinekolog
• Mami
• Personel mbeshtetës
CFARE ESHTE KIKURGJIA MININVAZIVE?
Kirurgjia miniinvazive është një lloj kirurgjie që përdor teknika të përparuara për të kryer operacione me prerje më të vogla dhe me një ndërhyrje më të kufizuar krahasuar me kirurgjinë tradicionale. Laparoskopia në gjinekologji është një teknikë kirurgjikale miniinvazive që përdoret për diagnostikimin dhe trajtimin e shumë kushteve të ndryshme gjinekologjike. Ajo ka revolucionarizuar mënyrën se si trajtohen disa çështje të shëndetit të gruas, duke ofruar një qasje më të butë dhe më të saktë krahasuar me kirurgjinë tradicionale.
NË spitalin tone promovojme teknikat e reja ne kirugjine miniivazive si avantazh per mireqenien dhe kujdesin ndaj pacientit dhe jo vetem.
MARRJA E BIOPSISË NE GJINEKOLOGJI
Biopsia në gjinekologji është një procedurë mjekësore e përdorur për të marrë mostra të indeve nga organet gjenitale femërore për t’u shqyrtuar në laborator. Ky test është i rëndësishëm për diagnostikimin e kushteve të ndryshme, duke përfshirë tumoret, infeksionet, ndryshimet abnormale të qelizave dhe kancerin. Biopsia është një mjet diagnostikues shumë i vlefshëm që ndihmon mjekët të përcaktojnë natyrën e saktë të një sëmundjeje ose gjendjeje të caktuar.
Shërbimet Tona