Inagurimi i Laboratorit Klinik-Biokimik, Mikrobiologjik
- Parent Category: ROOT
- Written by Geraldina
- Published in Lajme dhe evente
Sot Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj dhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në vëndin tonë z. Hidajet Bajraktar vizituan Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë,” me rastin e rinovimit të Laboratorit Klinik-Biokimik, Mikrobiologjik të këtij institucioni.
Drejtori i Spitalit z. Blenard Nonaj dhe Ambasadori z. Hidajet Bajraktar inaguruan gjashtë aparaturat e reja laboratorike ekzaminuese, të cilat u mundësuan si pjesë e programit të ndihmës për sistemin e kujdesit shëndetësor shqiptar nga Agjensia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Me futjen në punë të këtyre gjashtë aparaturave të reja shtohet gama e analizave laboratorike duke përmirësuar shërbimin laboratorik në aspektin cilësor dhe sasior. Tashmë falë këtyre aparaturave në spitalin tonë mund të kryehen analizat për identifikimin e Talasemisë.