Seminar me temë: “Qelizat Staminale, Metodat e së ardhmes"
- Parent Category: ROOT
- Written by Geraldina
- Published in Lajme dhe evente
Sot në spitalin S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë” u zhvillua një seminar me temë: “Qelizat Staminale, Metodat e së ardhmes në mjekësi”.
Përfaqesues të Bankës së Ruajtjes së Qelizave Staminale Cryo Save me qëndër në Bruksel, prezantuan programin e ri të përhapjes në shqiperi të Ruajtjes së Qelizave Staminale.
Ky seminar u prit me interes të madh nga ana e ekipit mjekësor të S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë” të cilët shfaqen gadishmëri për të promovuar këtë risi të shkencës së mjekësisë e cila shifet si një nga mënyrat më të sigurta në trajtimin e mbi 80 sëmundjeve me anë të trasplantit të qelizave.
Ekipi i kualifikuar i përfaqesueseve të Kompanisë Cryo Save në Shqipëri, u angazhuan që në mënyrë të herëpasherëshme të përditësojë me të rejat e shkencës në këtë fushe jo vetëm spitalin tonë por edhe komunitetin më të gjërë.