Në raport me qytetarin jemi në rolin e ‘shërbyesit’
- Parent Category: ROOT
- Written by Geraldina
- Published in Lajme dhe evente
Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, mori pjesë (24/04/2014) në Takimin e Grupit në Mbështetje të Zbatimit të Reformës në Shëndetësi,
që u zhvillua sot në Tiranë nga Ministria e Shëndetësisë me asistencën teknike të projektit të USAID-it në Shqipëri, së bashku me drejtues e punonjës të tjerë të shërbimeve shëndetësore në vend.
Në fjalën e tij, Ministri Beqaj, duke falënderuar organizatorët, si dhe përfaqësuesit e projektit të “Mbështetjes për Reformën në Shëndetësi” të financuar nga USAID-i, për ndihmën e vyer dhe të pakursyer që kanë ofruar bujarisht në këtë projekt dhe nisma të tjera përgjatë këtyre viteve, theksoi se, “me mbështetjen që kanë marrë nga projekti i USAID-it ‘për administrimin shëndetësor’, spitalet publike në Shqipëri kanë ndryshuar mënyrën si administrojnë dhe si mbajnë të dhënat në lidhje me praktikat e barnave.”
Gjithashtu, z. Beqaj vuri në dukje faktin se “menaxhimi modern spitalor kërkon që spitalet të orientohen kryesisht drejt përmirësimit të shërbimeve klinike dhe të fillojnë të lehtësojnë veten nga menaxhimi i shërbimeve joklinike, ku proçedurat e outsourcing që promovohen brenda kulturës se rë menaxheriale të spitalit kërkojnë edhe përdorimin e teknikave të balancuara financiare.”
Më tej ministri u ndal në rëndësinë që ka pasur ky projekt për të “institucionalizuar angazhimin e palëve të interesit në procesin e rritjes së transparencës dhe gjithëpërfshirjes, duke krijuar mekanizma të tillë qeverisës, ku zëri i komunitetit dhe ai i pacientit u vendosën në qendër të vëmendjes së politikëbërjes së bazuar në prova,” pasi, vazhdoi ai, “ashtu siç e kemi theksuar më se një herë, për ne, ministria e shëndetësisë, në raport me qytetarin është në rolin e “shërbyesit” dhe çdo administrator spitali duhet të reflektojë këtë koncept.