Linke më të përdorura

  • Parent Category: Programi i transparences
  • Written by Geraldina
  • Published in Politika e Privatësisë

Politika e Privatesise

 

Ky është një website i SUOGJ “Mbreteresha Geraldine”.

Nëse po shfletoni vetëm këtë faqe, ne nuk kërkojmë të dhëna që na lejojnë tju identifikojmë ju individualisht.

Nëse vendosni të bëni një kërkesë ose të na dërgoni një email me të cilin na jepni të dhëna të identifikueshme personalisht, ne mund të ndajmë të dhënat e nevojshme me agjencitë e tjera qeveritare, sipas përcaktimeve të bëra në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, me qëllim që t’ju shërbejmë në mënyrë më efikase dhe efektive, përveç nëse është e ndaluar me ligj. Ne nuk do të ndajmë të dhënat tuaja personale me subjektet joqeveritare, me përjashtim të rasteve kur subjektet e tilla kanë qenë të autorizuar për të kryer shërbime të veçanta qeveritare.

Ne do të ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa  është e nevojshme për ofrimin efektiv të shërbimeve publike për ju.

Për të mbrojtur të dhënat tuaja personale, të gjitha ruajtjet elektronike dhe transmetimi i të dhënave personale sigurohen me teknologji të përshtatshme të sigurisë.

Kjo faqe mund të përmbajë lidhje me organizata jo-qeveritare, mbrojtja e të dhënave dhe praktikat e privatësisë mund të ndryshojnë nga jona. Ne nuk jemi përgjegjës për përmbajtjen dhe praktikat e privatësisë të faqeve të tjera dhe ju inkurajojmë që të konsultoheni me njoftimet për privatësi të atyre faqeve.

Ju lutemi kontaktoni me e-mail (This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.)

Për çdo pyetje ose reagim mbi politikat dhe procedurat tona të mbrojtjes së të dhënave; ose

Nëse keni nevojë për më shumë informacion ose akses në të dhënat që na keni dhënë më herët, si dhe nëse kërkoni që të fshihen të dhënat tuaja personale.