Linke më të përdorura

Shërbimi i Obstetrikës

  • Written by Geraldina
  • Parent Category: Shërbimet tona
  • Category: Shërbimi i Obstetrikës

Shërbimi i Obstetrikës mbart peshën më të madhe të volumit të punës në spital. Aty realizohen lindjet, në rrugë natyrale ose me operacion. Në këtë repart është organizuar dhe edukimi shëndetsor për pacientet. Personeli në këtë shërbimin është i përbërë si më poshtë: 
Mjekë obstetër-gjinekologë 
Mami 
Përsonel mbështetës

Shërbimi i Obstetrikës ka këto reparte:

 1. Reparti i Pranimit. Në këtë Repart pranohen të gjithë pacientet që paraqiten për shtrim të planifikuar apo si raste urgjence. Ky Repart ka dhe një shërbim trajtimi ditor për pacientet që nuk kanë nevojë për shtrim. Për cdo paciente në këtë repart plotësohet dokumentacioni (kartela) sipas repartit ku do të shtrohet pacientja. Për pacientet që nuk shtrohen plotësohet kartelë ditore ose dokumentohet në regjistër.

2. Pjesa më e rëndësishme e Shërbimit të Obstetrikës është Blloku i Lindjes dhe Operacionitku realizohet vëllimi më i madh i punës, ku numri i lindjeve eshte 6500-7000 lindje në vit. Ky bllok përbëhet nga 4 salla lindjeje dhe 2 salla operacioni.

3. Reparti i lehonisë. Këtu pacientet transferohen dhe trajtohen nga 5-6 orë mbas lindjes deri në dalje nga spitali.

4. Reparti Aneksi i Obstetrikës. Këtu shtrohen pacientet me probleme të vecanta sikurse janë infeksionet pas lindjes.