Shërbimi i Neonatologjisë
Shërbimi i Neonatologjisë është pjesë përbërese e shërbimit shëndetësor kryesor në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë“.
Ky shërbim funksionon në respekt të vendimeve të Qeverisë, urdhëresave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Rregulloreve në fuqi të SUOGJ.
Shërbimi i Neonatologjisë është një shërbim i mirë organizuar dhe funksionon i ndarë në disa reparte. Cdo repart ka personelin e përkatës për ka pacientet me problematikë shëndetësore specifike.
Ky shërbim ka këtë strukturë:
Reparti Terapisë Intensive (RTI). Është njësia unike dhe kryesore e shërbimit neonator, funksionon e ndarë nga repartet e tjera, në të cilin futen dhe trajtohen bebe që kanë nevojë per trajtim e terapi intensive (sipas kritereve të përcaktuara në protokollet përkatëse).
Reparti Terapisë Subintensive është repart i atashuar pranë Terapisë Intensive në të cilin futen bebet që kanë nevojë per kujdes intensiv dhe bebet që dalin nga Reparti i Terapisë Intensive.
Reparti i Neonatit është reparti i atashuar pranë repartit të obstetrikës 3, pranë sallave të lindjes, ku bëhet vizita e parë e bebit, vlerësimi i gjëndjes shëndetësore dhe observohet adaptimi postpartum i tij.
Reparti i Ushqyerjes me Gji (Rooming-in), është reparti i shtrirë në repartet e obstetrikës 2 dhe 1 dhe ka si objekt beben normal pranë nënës, përkujdesjen ndaj tij dhe nënës, si dhe ushqyerjen me gji.
Reparti “Djepi i Ëngjëjve“ që ka si objekt të punës së tij bebet e braktisura (ilegale) përkujdesje shëndetësore ndaj tyre dhe një dhomë ngjitur ku shtrohen bebe të rikthyer me probleme shëndetësore deri në moshën 28 ditëshe. Këtu është dhe dhoma e vizitave dhe e konsultave ambulatore që bëhet nga mjeku i patronazhit ose nga mjeku i rojes. Është i vetmi ambient ku do të kryhet ky shërbim.
Personeli në kete shërbim përbehet si më poshtë:
- Mjekë neonatologë
• Infermierë
• Personel mbeshtetës