Shërbimi i Terapisë Intensive

Shërbimi Anestezi –Reanimacion shërben si njësi bazë klinike me karakter kurativ, pedagogjik dhe shkencor dhe si qënder e nivelit terciar mbarëkombetar për trajtimin e pacientëve.

Ky shërbim ka si mision kryesor: trajtimin e pacientëve të cilët kanë nevojë për trajtim intensiv, aplikimin e procedurave të anestezisë dhe terapisë së dhimbjes për pacientet që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale ose lindje natyrale pa dhimbje dhe kujdesje pas  procedurave  kirurgjikale – mjekësore, bashkëpunimin me shërbimet e tjera të SUOGJ për të siguruar shërbim 24 orësh të Urgjencës

Njësitë përbërëse të shërbimit Anestezi –Reanimacion

  1. Shërbimi Anestezi –Reanimacion ka në përbërje njësitë si më poshtë:
  • Terapia intensive (Reanimacioni);
  • Anestezia, e cila ushtrohet në të gjitha ambjentet e përshtatshme të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”;
  • Dhomat e Zgjimit (Recovery rooms).

 

  1. Këto Njësi janë të kompletuara me:
  • Mjekë anestezistë – reanimatorë, infermiere/mami dhe sanitare me aftësi të mira mjekësore dhe/ose me eksperiencë në punë, në përputhje me organikën;
  • Ambjente të përshtatshme;
  • Pajisje, aparatura, instrumenta mjekësorë dhe medikamentet e nevojshme dhe gazrat mjekësore.

 

  1. Mjekët anestezistë – reanimatorë mbulojnë gjithashtu:
  • urgjencat e ndryshme nëpër Pavione dhe Pranime të Obstetrikës dhe të Gjinekologjisë në këndvështrimin e Anestezi – Reanimacionit;
  • konsultat preoperatore për të gjitha pacientet e hospitalizuara si dhe ato pre dhe post operatore.

 

  • Në këtë shërbim punon një staf i kualifikuar  qe perbehet nga 18 punonjës, si më poshtë:
    Mjekë
    Mami
    Personel mbështetës

 

Shërbimet Tona

Raste të Emergjencës

Orari

Cdo Ditë 

24/7