Shërbimi i Terapisë Intensive

Shërbimi Anestezi–Reanimacion shërben si njësi bazë klinike me karakter kurativ, pedagogjik dhe shkencor dhe si qëndër e nivelit terciar mbarëkombetar për trajtimin e pacientëve.

Ky shërbim ka si mision kryesor: trajtimin e pacientëve të cilët kanë nevojë për trajtim intensiv, aplikimin e procedurave të anestezisë dhe terapisë së dhimbjes për pacientet që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale ose lindje natyrale pa dhimbje dhe kujdesje pas procedurave kirurgjikale – mjekësore, bashkëpunimin me shërbimet e tjera të SUOGJ për të siguruar shërbim 24 orësh të Urgjencës në pritjen, menaxhimin e trajtimin e pacientëve.

Njësitë përbërëse të shërbimit Anestezi–Reanimacion:

 

1. Shërbimi Anestezi–Reanimacion ka në përbërje njësitë si më poshtë:

a) Terapia intensive (Reanimacioni);
b) Anestezia, e cila ushtrohet në të gjitha ambjentet e përshtatshme të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”;
c) Dhomat e Zgjimit (Recovery rooms).

 

2. Këto Njësi janë të kompletuara me:

– Mjekë anestezistë – reanimatorë, infermiere/mami dhe sanitare me aftësi të mira mjekësore dhe/ose me eksperiencë në punë, në përputhje me organikën;
– Ambjente të përshtatshme;
– Pajisje, aparatura, instrumenta mjekësorë dhe medikamentet e nevojshme dhe gazrat mjekësore.

 

3. Mjekët anestezistë – reanimatorë mbulojnë gjithashtu:

– urgjencat e ndryshme nëpër Pavione dhe Pranime të Obstetrikës dhe të Gjinekologjisë në këndvështrimin e Anestezi – Reanimacionit;
– konsultat preoperatore për të gjitha pacientet e hospitalizuara si dhe ato pre dhe post operatore.

Në këtë shërbim punon një staf i kualifikuar që përbëhet nga 18 punonjës, si më poshtë:

  • Mjekë
  • Mami
  • Personel mbështetës