Struktura Organizative
- Written by Geraldina
- Category: Historiku
Reparti i pare i Maternitetit ne Tirane eshte inaguruar me 7 Maj 1937 prane spitalit civil "Zogu I".
Ky repart merrte persiper te realizonte edhe funksione te sherbimit per lindjet operative dhe nderhyrjet kirurgjikale.
Ndertimi i themeleve te "Shtepise se Nanes dhe Femis" (OMNI- Opera Nazionale di Maternita e Infanzia), ka filluar ne fund te vitit 1938, nga firma italiane "Motta Scandurra" dhe u ndertua ne nje kohe rekord per kohen.
Punimet perfunduan ne fund te Nentorit te vitit 1942.
Spitali Universitar Obstetrik – Gjinekologjik ""Mbretëresha Geraldinë" ka funksionuar si shtëpi lindje që nga viti 1940, por vetëm në dt 28.11.1942 doli zyrtarisht urdhri nga Ministria e Financave e asaj kohe.
Drejtuesi i pare i ketij institucioni si obsteter i Spitalit Civil "Zogu I" ishte prof. Giussepe Gerrassi, i ardhur ne Shqiperi ne fund te viteve '30.
Kirurget e pare qe punuan edhe si obsteter ishin Veneziano Lozzi, Jani Basho, Frederik Shiroka, Spiro Treska etj.
Universiteti i Tiranës filloi zyrtarisht aktivitetin në vitin 1952, ndersa Fakulteti i Mjekësisë u përfshi në këtë strukturë pak më vonë. Në këtë periudhë spitali funksiononte si Strukturë Universitare për lëndën e Obstetrikë - Gjinekologjisë dhe u quajt Materniteti Nr.1.
Në dt. 08.12.2004 me urdhër nga Ministria e Shëndetësisë i vihet emri: Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë", emër që mban dhe sot.
Aktualisht Spitali Universitar Obstetrik – Gjinekologjik ""Mbretëresha Geraldinë" është spital i nivelit të tretë, ku në bazë të një koordinimi drejtuar nga Ministria e Shëndetësisë referohen raste të ndërlikuara ardhur nga gjysma e shërbimeve dytësore të vendit.
• S.U.O.GJ është person juridik me zotësi të plotë për të vepruar.
• S.U.O.GJ është institucion publik në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë.
Bazuar në VKM Nr.140, datë 17.02.2010 "Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor", S.U.O.GJ. kontrakton cdo vit me Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, për financimin e shërbimeve shëndetësore të ofruara prej tij.
S.U.O.GJ. e ushtron veprtimtarinë e tij në përputhje me standartet e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka të drejtë t'i rivlerësojë ato çdo vit.
KREU | FUSHA E VEPRIMTARISË | SHERBIMET TONA | GALERITE E FOTOVE | LAJME DHE EVENTE | KESHILLA | KONTAKTONI |
|
Tel: +355 42 222 609 Tel: +355 42 225 516 E-mail: MbretereshaGeraldine@shendetesia.gov.al |
|||||
|
||||||