- Parent Category: Programi i transparences
- Written by Geraldina
- Published in Programi i Transparencës në SUOGJ"Mbretëresha Geraldinë"
Programi i Transparencës në SUOGJ"Mbretëresha Geraldinë" për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
I. HYRJE
Në përputhje me nenin 7, të ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”, është përgatitur programi i transparencës për SUOGJ “Mbreteresha Geraldine”.
Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së këtij autoriteti, në kuadër të ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”.
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete nëpërmjet të cilës SUOGJ “Mbreteresha Geraldine” ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, nën garancinë e ligjit për të drejtën e informimit.
Spitali do të përditësojë herë pas here programin e transparencës, në përputhje me pikën 2, të nenit 5, të ligjit për të drejtën e informimit.
Informacioni i bërë publik në këtë program synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Spitalit, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.suogjgeraldine.gov.al, si dhe në mjediset e pritjes së publikut.
Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet.
Dokumentacioni i bërë publik do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje.
Faqja zyrtare e Spitalit është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë, në një format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet programi i transparencës së Spitalit janë, si më poshtë:
1. “E drejta për informim” është një e drejtë kushtetuese, e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë, pa asnjë përjashtim.
2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Spitali ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe i dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Spitalit.
4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5. Organi mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP).
6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
• i plotë;
• i saktë;
• i përditësuar;
• i thjeshtë në konsultim;
• i kuptueshëm;
• lehtësisht i aksesueshëm;
• i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7, të ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, SUOGJ “Mbreteresha Geraldine” vendos në dispozicion të publikut, në faqen e saj të internetit www.suogjgeraldine.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e e informacionit sipas tabeles me poshte vijon.
SUOGJ “Mbreteresha Geraldine”, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme përditësohet sa herë ai ndryshon.
IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS NË SUOGJ MBRETERESHA GERALDINE( shkarko materialin në pdf )
V. PUBLIKIMI
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Spitali vendos në dispozicion të publikut, në faqen e tij të internetit: www.suogjgeraldine.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i transparencës”.
VI. MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit. Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.
VII. RREGULLORE TIP PER MARJEN E MASAVA ORGANIZATIVE PER USHTRIMIN E VEPRIMTARISE SE INSTITUCIONEVE TE ADMINISTRATES SHTETERORE GJATE GJENDJES SE EPIDEMISE SE SHKAKTUAR NGA COVID-19.
VIII. Organigrama e SUOGJ "Mbreteresha Geraldine"
IX. Urdher per miratimin e rregullores ne SUOGJ "Mbreteresha Geraldine"
Urdher per miratimin e rregullores ne SUOGJ "Mbreteresha Geraldine"
X. Vendim per miratimin e rregullores per mbrojtjen, perpunimin e ruajtjen dhe sigurine e te dhenave personalene SUOGJ "Mbreteresha Geraldine"
XI. Rregullore per mbrojtjen, perpunimin dhe sigurine e te dhenave personale
Rregullore per mbrojtjen, perpunimin dhe sigurine e te dhenave personale