Eventi i Shpërndarjes së Certifikatave të Programit ASTRAIA
- Parent Category: ROOT
- Written by Geraldina
- Published in Uncategorised
Një nga aktivitetet e projektit të USAID “Mbështeje e Reformës në Shëndetësi” (MRSH) në spitalin “Mbretëresha Geraldinë” ka qënë dhe mbështetja e vazhdueshme përsa i përket Sistemeve të Informacionit Shëndetësor.
Projekti ka mbështetur spitalin me pajisje kompjuterike, printera dhe ka siguruar edhe lidhjen e Ultrasoundit me programin Astraia, duke bërë të mundur kalimin e imazheve në skedarët elektronike të pacientëve dhe aksesimin e imazheve nga secili doktor i pacientes në vazhdim.
MRSH ka mbështetur gjithashtu ri-trajnimin e gjithë stafit mjekësor për përdorimin e këtij programi, më shumë se 40 doktor dhe 150 infermierë ose mami, gjatë një periudhe 6 mujore, trajnim ky i certifikuar edhe nga Qëndra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim (QKEV).Pavarësisht se ende ka shumë për të bërë përsa i përket përdorimit të programeve kompjuterike në spitalet tona publike, dua të vecoj këtu spitalin tonë “Mbretëresha Geraldinë” sepse besoj se veçon midis spitaleve publike në këtë aspekt dhe ka një vizion të qartë për një spital pa letra, ku informacioni për pacientët të jetë i plotë, i sigurtë, privat dhe i aksesueshëm nga stafi mjekësor sa herë të jetë i nevojshëm tha Drejtori i S.U.O.GJ., Z. Blenard NONAJ në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave ku present ishte dhe Shefi i Kabinetit te Ministrisë Z. Artur Lama e Znj. Zamira Sinoimeri përfaqesuese e projektit të USAID.