Trajnim nga personeli i Institutit Shqiptar të Shëndetit dhe Zhvillimit Shoqëror (ISHSHZHSH), nën Mbikqyerjen e Instituti të Shëndetit Publik
- Parent Category: ROOT
- Written by Geraldina
- Published in Lajme dhe evente
Më 12/11/2014 në S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë” u zhvillua një trajnim nga personeli i Institutit Shqiptar të Shëndetit dhe Zhvillimit Shoqëror (ISHSHZHSH), nën Mbikqyerjen e Instituti të Shëndetit Publik,
për personelin shëndetësor të neonatologjisë (mjekë pediater, infermierë dhe kryeinfermierë), me temë ” Survejanca e gjëndjes dhe praktikave të ushqyerjes së fëmijëve 0-5 vjec.Qëllimi i këtij trajnimi ishte ndërgjegjësimi dhe aftësimi i personelit për dokumentimin dhe raportimin e treguesit: “Fillimi i hershëm i ushqyerjes me gji”, si një prej treguesëve të vlerësimit të rritjes dhe të praktikave të ushqyerjes së fëmijëve 0-5 vjec.