Linke më të përdorura

Prezantimi dhe rëndësia e Projektit të USAID

  • Parent Category: ROOT
  • Written by Geraldina
  • Published in Lajme dhe evente

Në kuadrin e projektit "Mbështetje e Reformës në Shëndetësi" të financuar nga USAID, Ministria e Shëndetësisë zhvilloi një takim me temë: "Diskutim mbi përfshirjen e komunitetit në çështjet e shëndetit dhe një kujdes shëndetësor që vendos në qendër të sistemit shëndetësor pacientin”.



Në këtë prezantim morën pjesë Ministri i Shëndetësisë Z. Ilir Beqaj, ekspertë të projektit MRSH të financuar nga USAID, drejtues të institucioneve të kujdesit shëndetësor dhe administratës së spitaleve rajonale ne vend.
Z. Beqaj theksoi rëndësinë e mbështetjes së këtij projekti në tre spitalet pilotë: SUOGJ “Mbretëresha Geradinë”, Spitali Rajonal i Lezhës dhe Spitali Rajonal i Korces, duke shtuar se ndërhyrje të tilla të mund të funksionojnë me sukses edhe në spitalet e tjera publike