Linke më të përdorura

Telemedicina mbi "Preeklampsinë" në SUOGJ "Mbretëresha Geraldinë"

  • Parent Category: ROOT
  • Written by Geraldina
  • Published in Lajme dhe evente

Fjalimi përshëndetës i Drejtorit të S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë” Z. Blenard NONAJ:


Falenderojmë Zv. Ministren e Shëndetësisë për pjesemarrjen dhe gjithashtu për suportin e vazhdueshëm që na jepet nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.


Eshtë kënaqësi që problematikat tona dhe këndvështrimi ynë për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj nënës dhe fëmijes t’i ndajmë me Ju dhe me kolegët tanë në rrethe, në mënyre që në një të ardhme të afërt protokollet e shërbimit të jenë të njëhësuara në të gjithë Shqipërinë.
Telemedicina është një element i rëndësishëm i cili na mundëson lidhjen me njeri-tjetrin duke shkëmbyer eksperiencat dhe mendimet tona me qëllim ofrimin e një shërbimi sa më të mirë ndaj pacientëve.
Falenderoj
Stafin e Maternitetit, Ministrinë e Shëndetësisë, gjithashtu edhe mediat për bashkëpunimin.