Linke më të përdorura

Takimi i Grupit të Projektit të USAID

  • Parent Category: ROOT
  • Written by Geraldina
  • Published in Lajme dhe evente

Me rastin e mbylljes së Projektit së USAID u zhvillua në Tiranë nga Ministria e Shëndetësisë me asistencën teknike të këtij projekti në Shqipëri,

takimi i fundit i Grupit në Mbështetje të Zbatimit të Reformës në Shëndetësi.Në këtë takim mori pjesë Ministri z. Ilir Beqaj, Z/ Ministrja znj. Milva Ekonomi, drejtues dhe punonjës të shërbimeve shëndetësore në vend, Shefi i Projektit të Usaid z. David Cowels si dhe përfaqësues të këtij projekti.

Ministri Beqaj falënderoj organizatorët dhe përfaqësuesit e projektit të “Mbështetjes për Reformën në Shëndetësi” të financuar nga USAID-i, për ndihmën e vyer qe kanë ofruar në këtë projekt.
Projekti punoi së bashku me institucionet kombëtare dhe ato rajonale, me tre spitale pilote, (spitalet rajonale të Lezhës, Korçës dhe Maternitetin Mbretëresha Geraldinë), me angazhim procesin e rritjes së transparencës dhe gjithëpërfshirjes, duke vendosur pacientin në qëndër të vëmendjes.