Telemjekësia me Spitalin Rajonal të Korcës
- Parent Category: ROOT
- Written by Geraldina
- Published in Lajme dhe evente
Në orët e para të mëngjesit në S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë” u zhvillua një telemjekësi me Spitalin Rajonal të Korcës. Spitali i Korcës kërkoj një konsultë me një mjek reanimator
dhe obstetër të spitalit tonë për të diskutuar mbi gjëndjen e një paciente të shtruar në spitalin e tyre.Në këtë konsult mori pjesë Reanimatori Dr. Agron Cibuku, Mjekët Obstetër Gjinekolog Z. Blenard NONAJ, Erlin Kurti dhe Julian Habibaj. Mjekët e dy spitaleve diskutuan për alternativat e terapisë dhe vendosën për një rivlerësim pas dy ditësh.