S.U.O.GJ. ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sallë e re Operatore dhe Inkubatorë për Neonatologjinë
- Parent Category: ROOT
- Written by Geraldina
- Published in Lajme dhe evente
Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, vizitoi sot Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” për të përuruar sallën e re operatore në Shërbimin e Gjinekologjise dhe vendosjen e 6 inkubatorëve të rinj në Shërbimin e Neonatologjisë.
Z. Beqaj falënderoi drejtuesit e spitalit dhe te shërbimeve, për punën që bëjnë, pasi të dhënat tregojnë që në vitin 2014 eshte rritur ndjeshëm volumi dhe cilesia e shërbimit te ofruar në krahasim me vitin 2013.
Drejtori i S.U.O.GJ. “Mbreteresha Geraldinë”, Dr. Blenard Nonaj, u shpreh se: Fale fondeve te siguruara nga te ardhurat dytesore te spitalit tone, u be i mundur ristrukturimi i dy sallave ekzistuese dhe shtimi i nje salle te re operatore. Me pare ka pasur një rradhë pritjeje të konsiderueshme te pacienteve që vijnë nga i gjithë territori i vendit, ndërsa sot kjo rradhe po zvogëlohet përherë e më tepër.
Po ashtu, edhe shefi i Sherbimit të Gjinekologjisë, Prof. Nikita Manoku tha se me përmirësimin e kushteve mund të themi që kemi arritur standartet botërore në komplikacionet postoperate, - pra kemi jashtëzakonisht pak komplikacione postoperatore