Linke më të përdorura

Pap-Testi

  • Parent Category: ROOT
  • Written by Geraldina
  • Published in Këshilla

Vaksinimi dhe berja rregullisht e PAP-TESTit, ju mbrojne nga kanceri i qafes se mitres.

Cilat femra rrezikohen prej kancerit te qaf'es se mitres?

Cdo femer mund te preket nga kanceri i qafes se mitres.

Por nje femer eshte me e rrezikuar per t'u prekur nese:

• Ka filluar heret aktivitetin seksual

• Ka partnere seksual te shumte

• Ka partnere te cilet kane patur shume partnere seksuale

• Ka nje infeksion nga virusi i Papilomes njerezore-HPV

• Nena, motra apo gjyshja e saj ka patur kancer te qafes se mitres

• Ka apo ka patur nje infeksion seksualisht te transmetueshem perfshi HIV/AIDS.

• Pi duhan.

• Ka patur shtatezeni te shumta.

• Ka imunitet te ulet.

 

Cili eshte shkaktari kryesor i kancerit te qafes se mitres?

Shkaktari kryesor i kancerit te qafes se mitres eshte Virusi i Papilomes Njerezore ose shkurt HPV. Ka me shume se 100 tipe te virusit te HPV, por nje pjese prej tyre jane viruse me rrezik te larte dhe shkaktare te kancerit te qafes se mitres. HPV eshte nje virus qe mbetet i fshehur ne organizem pa dhene asnje shenje semundjeje. HPV perhapet nepermjet kontakteve seksuale. Infeksioni nga

HPV eshte me i zakonshem ne grup moshat e reja te cilat jane seksualisht aktive.

Sa kohe do kanceri i qafes se mitres te zhvillohet?

Nga momenti i shfaqjes se qelizave jo normale ne qafen e mitres deri ne shfaqjen e plote te kancerit te qafes se mitres duhen shume vjet, rreth 10 deri ne 20 vjet. Fatmiresisht koha e gjate e zhvillimit te ketij lloj kanceri i jep mundesine nje femre ta kapi ne kohe ate, nese kontrollohet rregullisht.

Si mund te mbrohem une nga kanceri i qaf"es se mitres?

Rreziku per kancerin e qafes se mitres zvogelohet nese ju:

• VAKSINOHENI me vaksinen kunder virusit, HPV qe shkakton kancerin e qafes se mitres

• Beni rregullisht Pap Testin. Te dyja se bashku, vaksinimi dhe berja e Pap Testit rregullisht, ju mbrojne nga kanceri i qafes se mitres.

Cfare eshte vaksina kunder HPV-se?

Fale arritjeve te shkences, sot eshte prodhuar nje vaksine e cila te mbron nga infektimi me virusin HPV. Vaksina siguron nje mbrojtje te larte per dy tipet e virusit qe jane shkaktaret me te shpeshte te kancerit te qafes se mitres.

A ka vaksine ne SHQIPERI?

Fatmiresisht, vaksina sot gjendet edhe ne Shqiperi, ne farmaci.

Ne cfare moshe rekomandohet vaksina?

Vaksina rekomandohet te behet perpara fillimit te aktivitetit seksual, pra perpara infektimit me virusin HPV. Mosha e rekomanduar eshte ajo midis mashes

9-26 vjec. Por edhe te gjitha femrat mbi kete moshe mund te vaksinohen nese jane akoma te painfektuara ne momentin e berjes se vaksines. Vaksinimi e ul rrezikun e kancerit te mitres por nuk e eliminon nevojen e berjes se Pap Testit.

TE DY JA SE BASHKU, VAKSINIMI DHE BERJA RREGULLISHT E PAP TESTIT JU MBROJNE NGA KANCERI I QAFES SE MITRES.

Cfare eshte Pap-Testi?

Pap-Testi eshte nje test i shpejte dhe i thjeshte qe behet per te pare qelizat e qafes se mitres. Ky test mund te tregoje nese ju keni nje infeksion ne qafen e mitres, qeliza jo normale apo kancer te qafes se mitres.

Si behet nje Pap Test?

Nderkohe qe gruaja shtrihet tek shtrati i vizites, mjeku merr nje sasi qelizash prej qafes se mitres me nje furce te vogel qe eshte posacerisht per kete.

Materiali me pas dergohet ne laborator per t 'u pare.

Pap Testi eshte nje test i thjeshte, i shpejte, dhe qe zgjat vetem pak minuta.

Pap Testi eshte i padhimbshem prandaj nuk ka nevoje per asnje ilac qetesues.

Pap testi mund te kryhet ne nje klinike apo spital.

Perse eshte kaq i rendesishem Pap Testi?

Sepse berja e rregullt e Pap Testit zbulon qelizat jo normale ne fazat e hershme pa dhene akoma kancer te qafes se mitres. Pjesa me e madhe e kancereve te qafes se mitres mund te kapen ne kohe atehere kur trajtimi behet me i lehte dhe shanset per kurimin e tij jane shume me te medha.

Te gjitha grate duhet ta bejne Pap-Testin?

Eshte e rendesishme qe te gjitha grate ta bejne rregullisht Pap Testin, si pjese e kujdesit te zakonshem per shendetin. Rekomandohet qe te gjitha femrat tre vjet pasi kane filluar aktivitetin seksual duhet te kryejne Pap Testin rregullisht.

Grate qe kane hequr mitren duhet te konsultohen me mjekun nese mund te kryejne rregullisht Pap Testin.

Sa shpesh duhet bere Pap Testi?

Rekomandimet per kryerjen e Pap Testit jane te ndryshme. Disa rekomandojne kryerjen e Pap Testit cdo 1 deri ne 3 vjet.

Sipas Organizates Boterore te Shendetesise (OBSH) rekomandohet:

Te gjitha femrat e moshave nga 21 deri ne 65 vjec duhet te kryejne Pap Testin!

• Femrat e moshave 21 deri ne 49 vjec duhet te kryejne Pap Testin cdo vit. Nese 3 Pap Teste rresht dalin normal, atehere Pap Testi duhet te vazhdohet te kryhet cdo tre vjet.

• Femrat e moshave 50 deri ne 64 vjec duhet te kryejne Pap Testin cdo 3-5 vjet.

• Ne moshen 65-vjecare, ju mund te ndaloni kryerjen e Pap Testit vetem nese e keni kryer rregullisht ate qe ne moshen 50 vjec dhe keni pasur rezultate normale.

Kerkohet ndonje gje e vecante para se te kryesh Pap Testin?

Rreth 2 dite para testit, shmangni dushet vaginale, perdorimin e suposteve vaginale, kremrave spermicid, sprajtit declarant vaginal.

Nuk duhet te kryeni marredhenie seksuale 2 dite para Pap Testit.

Nje grua duhet ta kryeje Pap testin jo ne periudhen menstruale por disa dite larg mensturacioneve.

Kur merret pergjigjia e Pap Testit?

Pergjigjia merret mbas disa ditesh. Eshte e rendesishme per nje grua te diskutoje rezultatet e Pap testit te saj me mjekun.

Nese rezultati i Pap Testit eshte normal, rreziku per kancer te qafes se mitres eshte i ulet. Por edhe nese rezultati i Pap Testit eshte normal, ju duhet te vazhdoni rregullisht berjen e Pap Testit.

PAP TESTI ESHTE TEST I THJESHTE, I SHPEJTE, I PADHIMBSHEM, QE ZGJAT VETEM PAK MINUTA DHE QE JU SHPETON JETEN!

Po nese rezultati i Pap Testit eshte jo normal?

Nese rezultati i Pap Testit del jo normal, do te thote qe disa qeliza jo normale jane gjetur ne qafen e mitres, por kjo nuk do te thote gjithmone qe jane kanceroze. Eshte e rendesishme te mbajme mend se qelizat jo normale jo gjithmone behen kanceroze. Ne disa raste pjeset jo normale duhen hequr qe te mos kthehen ne kancer. Kjo gje kerkon nje trajtim te thjeshte ne spitalin gjinekologjik dhe nuk kerkon qe ju te shtroheni. Ky trajtim nuk ndikon ne jeten seksuale apo ne mundesine per te patur femije.

Cfare duhet bere nese rezultati i Pap Testit eshte jo normal?

Nese Pap Testi tregon nje dyshim apo gjendje jo normale mjeku do t'ju kerkoje te perserisni testin mbas 6 muajsh apo tju kerkoje te kryeni nje egzaminim te quajtur kolposkopi. Gjate kolposkopise shikohet nga afer qafa e mitres, nepermjet nje instrumenti qe vepron si mikroskop i cili quhet kolposkop.

Gjithashtu mjeku mund te marre nje material te vogel nga indet e qafes se mitres

per t'i egzaminuar ne laborator. Kjo procedure eshte quajtur biopsi.

Biopsia eshte e vetmja menyre e sigurte per te percaktuar nese qelizat jo normale kane lidhje me kancerin.